Policia e Durrësit ka finalizuar një megaoperacion të koduar “Krahët e krimit”, duke zbuluar një shtëpi bari dhe sekuestruar arsenal armësh. Drejtuesi i policisë, Skënder Hitaj, tha në konferencën për shtyp se aktiviteti kriminal kryhet në një vilë katër katëshe në zonën e Shijakut, në pronësi të dy vëllezërve, një prej të cilëve u arrestua.



