Rritja e rasteve të infektimit/ Rakacolli: Në vend po qarkullon gripi sezonal bashkë me koronavirusin

Rritja e rasteve të infektimit/ Rakacolli: Në vend po qarkullon gripi sezonal bashkë me koronavirusin

Ditëve të fundit në vend ka rritje të lartë të numri të të infektuarve me Covid-19.

Për shkak të numrit të lartë të dyshimeve për infektim, disa nga qendrat shëndetësore në Tiranë kanë pasur mungesë të testeve të shpejta.

Nisur nga kjo, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, thotë se nuk bëhet fjalë për mungesë testesh, por për shkak të numrit të madh të të dyshuarve, duhet pritur radhë.

“E them me kompetencë se teste ka mjaftueshëm, është normale që ka rritje të infeksioneve ditore, të indikacioneve të qytetarëve për të bërë testin, dhe është normale për të krijuar radhë. Por ka njerëz që presin teste, teste ka për të gjithë dhe duhet durim, thjesht duhet organizim dhe mbajtje radhe”.

Profesoresha Rakacolli , konfirmon që jemi në një situatë ku kemi një mbivendosje të variantit omikron dhe gripit sezonal që ka krijuar ajo që është pagëzuar si Flurona.

“Po ka raste që vendosen si infeksione dhe i është vënë emri Flurona, pra te ata persona që kanë edhe gripin sezonal edhe infeksionin Covid. Në Shqipëri, megjithatë ekziston paneli që i  vërteton të dyja diagnozat edhe të gripit edhe të koronavirusit, kur mjeku i familjes i dyshon, por përveç rasteve të koronavirusit, ka edhe raste të gripit, vjet nuk ka pasur Covid, sivjet vihet re që ka edhe raste gripi, dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi vaksinuar edhe për gripin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy