Kundër luftës në Ukrainë, mësuesi rus hiqet nga puna

Kundër luftës në Ukrainë, mësuesi rus hiqet nga puna

Kamran Manafly është një mësues 28-vjeçar, i cili jep lëndën e gjeografisë në Rusi. Fotografia e fundit e postuar nga Kamran në Instagram, është e datës 8 mars, pak ditë para se Rusia të humbte aksesin në rrjetin social.

Unë kam një mendim timin që qartazi nuk përkon me atë të shtetit. Nuk dua të jem pasqyrë e propagandës së qeverisë dhe jam krenar që nuk kam frikë ta them.

Kështu shkroi mësuesi 28-vjeçar, në profilin e tij personal për luftën në Ukrainë.

Postimi i tij, erdhi pas një takimi të stafit në shkollën ku jepte mësim, në qendër të Moskës, ku u diskutua për situatën e luftës.

Pas publikimit të postimit të fotografisë ku shihej në sheshin kryesor të Moskës, shkolla i kërkoi mësuesit që të bënte një hap prapa. Ai refuzoi diçka të tillë, por edhe e kuptoi që nuk kishte vend për diskutim. Ai nuk e fshiu mbishkrimin: por thjesht dha dorëheqjen nga roli i tij.

I dua të gjithë nxënësit që kam dhe të gjithë ata që kam pasur. Nuk më rëndon ndërgjegjja.

Me të mbërritur në shkollë për të nënshkruar letrën e dorëheqjes, ai u pengua që të hynte. Në atë moment nxënësit u përpoqën të dilnin jashtë për ta përshëndetur.

Dikush thirri policinë duke i akuzuar të rinjtë se kishin organizuan një demonstratë pa kërkuar më parë lejet e nevojshme. Pamjet e nxënësve që dyndeshin për të përshëndetur mësuesen u transmetuan nga BBC, e cila fillimisht publikoi historinë e mësuesit 28-vjeçar.

Me shumë vështirësi atë ditë ai arriti të merrte disa nga gjërat e tij, pastaj të nesërmen në mëngjes takoi drejtorin e shkollës.

Manaflay refuzoi sërish që të japë shpjegime formale për atë që publikoi në rrjetet sociale dhe kështu instituti vendosi që të mos pranojë dorëheqjen e tij, duke e shkarkuar në vend. Motivi i shkarkimit që iu komunikua “sjellja e pamoralshme në punë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy