
Ministria e emergjencave në Bjellorusi njoftoi të mërkurën se gjashtë persona humbën jetën si pasojë e një stuhie të rëndë që përfshiu pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që disa qytete ende po përjetojnë probleme me ujin dhe energjinë elektrike.
Ministria raportoi se 330 qytete dhe fshatra u dëmtuan nga stuhia e së dielës në rajonet Brest, Gomel dhe Mogilev në jug të vendit.

Qyteti më i goditur, Mazyr, shtëpia e një rafinerie të madhe nafte, vijon të mbetet pa energji elektrike në disa zona.
“Nuk kemi hasur kurrë diçka të tillë, kur sistemi energjetik humbi të gjithë energjinë që gjeneron dhe furnizon të gjitha linjat në rajonin e Mazyr dhe zonat përreth. Era ishte jashtëzakonisht e fortë dhe kjo çoi në shkatërrimin e linjave të tensionit të lartë”, tha zëvendëskryeministri Anatoly Sivak.



