Elizabeth shpreh hapur dëshirën: Dua që mbretëreshë të bëhet Camilla

Elizabeth shpreh hapur dëshirën: Dua që mbretëreshë të bëhet Camilla

Mbretëresha Elizabeth II ka “habitur” botën me dëshirën e saj. Ajo dëshiron që gruaja e djalit të saj Charles, Camila, të marrë titullin mbretëreshë kur ai të ngjitet në fron pas vdekjes së saj.

Në një letër me rastin e 70-vjetorit të ngritjes së saj në fron, përvjetor që ka vendosur rekord në histori, mbretëresha Elizabeth tha se ky rast i dha mundësinë të reflektonte për përkushtimin dhe dashurinë që i treguan britanikët ndër vite.

Duke shpresuar që edhe i biri e Camila të kenë mbështetje të ngjashme. “Është dëshira ime e sinqertë, që kur të vijë koha, Camilla të emërohet mbretëreshë”, tha Elizabeth.

Camilla

Megjithatë Elizabeth nuk ishte e destinuar të bëhej Mbretëresha e Britanisë kur lindi. Kjo ishte për shkak se xhaxhai i saj, Edward V, ia dha fronin vëllait të tij dhe babait të Elizabeth, sepse donte të martohej me një grua të divorcuar amerikane, Wallis Simpson.

Në vitin 2015, Elizabeth e kaloi Mbretëreshën Victoria si monarkja më jetëgjatë e Britanisë. Por kjo deklaratë eklipsoi gjithë ceremoninë e 70-vjetorit të saj, duke shokuar të gjithë publikun.

Dhe ja pse? Carlos dhe Camila, të dashuruar prej kohësh, u martuan në vitin 2005 në një ceremoni politike në Windsor. Pas vdekjes së princeshë Diana, Charles u martua me Camilën, me të cilën përflitej prej kohësh se kishin një lidhje jashtëmartesore.

Mbretëresha në Sandringham më 5 shkurt

E pikërisht për këtë fakt, gjithmonë është aluduar se Elizabeth nuk ka qenë kurrë pro bashkimit dhe dashurisë së tyre. Madje edhe në seriale që flasin për jetën brenda pallatit mbretëror, Camilla përshkruhet si një person që mbahej gjithmonë larg nga anëtarët e tjerë të familjes. Por deklarata më e fundit hedh poshtë gjithë thashethemet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy