
“Nga të gjitha referencat e diplomatëve të lartë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ndahen në këtë proces, janë shumë rrethana që i mbajnë bashkë”. Kështu është shprehur ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku nga studio e lajmeve në MCN TV, teksa u pyet nëse duhet të ndahet Shkupi nga Tirana.
Çejku gjatë fjalës së tij deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të gjejë një rrugëzgjidhje përsa i përket vetos së vendosur nga Bullgaria dhe më pas të dy vendet të ecin përkrah njeri-tjetrit.
"Mesa duket nga të gjitha referencat e diplomatëve të lartë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ndahen në këtë proces, janë shumë rrethana që i mbajnë bashkë por të dyja së bashku kanë ardhur deri këtu dhe një bllokim nga Bullgaria mund të gjejë rrugëzgjidhje brenda këtyre ditëve edhe pse por kjo zgjidhje do të jetë në periudhën e dytë të vitit, vendet do të ecin bashkë. Ka një dialog të filluar mes palëve Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Është një çështje që mbetet për në vjeshtë për shkak të sezonit të verës”, u shpreh Cejku.
Ndërsa lidhur me miratimin nga Parlament i Malit të Zi, të rezolutës, e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Sebrenicë dhe Çejku tha se Shqipëria, duhet të miratojë një rezolutë të tillë sepse siç ai shprehet ajo ka kontribuar gjithmonë dhe ka qenë aty përherë për të dënuar krimet e ndodhura në Kosovë.
“Të shohim çfarë do ndodhi me parlamentin e ri. Shqipëria ka qenë gjithmonë aty për të dënuar krimet e ndodhura në Kosovë. Ka dhënë kontributin e saj. Natyrisht dhe në gjykimin e fundit 2010 Shqipëria ka ofruar argumentet e saj. Dua të them se duhet të bëhet një ndarje nga retorika politike dhe duhet parë në kontekst të dobisë që ofrohet. Duhet të ofrohet për lobingun e njohjes së Kosovës”, tha ai.



