Bastet sportive/ Kalemaj: Kufizimet bëjnë që qytetarët të luajnë në të zezë (VIDEO)

Bastet sportive/ Kalemaj: Kufizimet bëjnë që qytetarët të luajnë në të zezë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live lidhur me rikthimin e basteve sportive, ku projekt-ligji pritet të kalojë brenda tre mujorit të barë të këtij viti në Parlament.

Politologu theksoi se prohibicionet gjithmonë kanë pasur efektin e kundërt, duke u shprehur se pas kufizimeve në bastet sportive qytetarët kanë luajtur në të zezë. 

Kalemaj shtoi se drafti për bastet sportive nuk është i konsultuar me grupet e interesit.

Por s’kemi një draft të konsultuar me grupet e interesit. Me bastet, njerëzit vazhduan të luajnë me dhjetëra kompani ndërkombëtare, dhe janë para që dalin nga Shqipëria, as paguajnë tatim këtu, as rregullohen. Në historinë e njerëzimit sa herë ka pasur prohibicion, mafia është rigrupuar.

Si rezultat i prohibicionit të alkoolit, jo vetëm pihej më shumë, por pihej më keq, u rrit pasiguria e të tjera me radhë. Druaj që jemi në të njëjtën situatë me bastet.

Si do arrijnë këta të kontrollojnë bastet online? Duke vendosur kufizime, qytetarët do vazhdojnë të luajnë në të zezë. Rama e bëri për disa arsye, e para për populizëm, për të zbatuar një premtim elektoral, sepse qeveritë e majta janë më të prirura për kontroll. Por opozita duhet të kundërshtojë, sepse merr përsipër që shteti të ketë sa më pak rol në ekonomi.

Është e njëjta gjë me legalizimin e fermave të kanabisit, te ato 31 kriteret, e ka parasysh individin, licensën. E njëjta gjë me rastin konkret. Kishin parashikuar 2 miliardë të ardhura. Ku e dinë atë sa të ardhura do kenë. Kanë bërë një studim tregu konkret? Pse s’e ndajnë me ne”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy