Ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të opozitës në Komisionin e Edukimit. Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se debati po zhvillohet mes Nokës, Bardhit dhe Açkës.
Debati ishte në kahun e opozitës. Açka nuk pranonte kërkesën për të mbyllur mikrofonin dhe t’i bashkohej kauzës për komisionet. Bardhi dhe Noka i kërkonin Açkës të përfaqësonte shqetësimin e opozitës se nga ata e ka atë mandat.
Brenda sallës së mbledhjeve janë ende një pjesë e deputetëve të grupit të Bardhit bashkë me Nokën dhe Açkën duke vijuar diskutimet. Janë ende deputetët duke hyrë dhe ka tentativa që të rinisë mbledhja.
Deputetët opozitës po përdorin të njëjtat sende për të bërë zhurmë si në Parlament. Açka ka paralajmëruar konferencë.
Deputetja Flutura Açka në një konferencë për mediat pas diskutimeve në komision tha se ndjen keqardhje për debatin me kolegët dhe kushdo që ngre aludime të pavërteta kundrejt saj duhet t’i drejtohet SPAK-ut.
Kam keqardhje të madhe se është një përplasje që lidhet me kolegët tanë të cilët kanë vendosur të prishin seancat, qoftë ato parlamentare, qoftë ato në komisione.
Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet e hapura kështu që jam e detyruar t’i bëj një thirrje publike Bardhit apo kujtdo, edhe një qytetari të thjeshtë, kushdo që mendon dhe insinuon në raport me mua dhe me kolegë të tjerë të cilët kanë vendosur për normalitetin e këtij parlamenti t’i drejtohet SPAK-ut, t’i drejtohen organeve kompetente.



