Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane në politikë. Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij. “Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën”. Në vijim ai shtoi se Clinton mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit. “Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurrë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës”. Rama tha se Bill Cilnton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Ai u shpreh se Cilnton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. “Clinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët që na ushqejnë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë. Ne në Shqipëri nuk mëremi vesh lehtë me njëri tjetrin. Nuk besoj se ndonjë vend tjetër të botës, ju do gjeni dot një komb më të madh se sa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë, e them këtë jo vetëm me bindje subjektive, por edhe provë objektive, se Arkanas u kthye dhe me ikjen tënde një shtet i kuq, ndërkohë që Shqipëria jam i lumturuar t’ia them është besnik e frymës së metodës Clinton. Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”. Nga ana e tij, edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”. Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë se si ishte këtu. Clinton shtoi se edhe pse nuk luan asnjë rol politik zyrtar në SHBA, ai mund të shprehej se vendi i tij është i angazhuar për lirinë dhe integritetin e Shqipërisë. “Jam vërtetë pa fjalë. Dua t;iu falënderoj të gjithëve për një moment që do e ruaj si thesar gjithë jetën time. Janë bërë më shumë se 10 vite që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja që të vija. Ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë në emër të popullit amerikan. Ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në New Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. I shoh gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorante shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit, për mua është rrënjosur për atë që është qëllimi i politikës”.



