
Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet sot me deputetët aktual ku shumicë prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.
Në seancë do të njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.
Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.
Deputetët Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni , Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, duhet të shijojnë seancat e fundit të kësaj legjislature për ti hapur vendin të zgjedhurve të rinj me votë në 25 prill 2021.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të Urdhrit nr. 18, datë 3.05.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 23.03.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Akt normativ nr. 8, datë 22.3.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”’. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.
4. Akt normativ nr. 9, datë 22.3.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavax, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit
5. Akt normativ nr. 10, datë 24.3.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit 2 Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac, të krijuar nga
Sinovac Life Science Co, Ltd., dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Akt normativ nr. 11, datë 25.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)Pyetje. Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Akt normativ nr. 12, datë 25.03.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje. Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
8. Akt normativ nr. 13, datë 31.03.2021 “Për një ndryshim në ligjin nr.8668, datë 23. 10. 2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
9. Dekret nr. 12 055, datë 26.3.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.
10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 12.078, datë 6.4.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Diskutime. (Shprehen grupet parlamentare). Koha e votimit
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).



