
Partia Socialiste ka korrigjuar fletën e votimit për qarkun e Elbasanit, pasi nuk kishte respektuar kuatën gjinore. Ligji parashikon që 1 në 3 kandidat të jetë gjini së kundërt, por kjo nuk ishte respektuar në emrat e fundit të listës së këtij qarku.
Kështu në listën e re të dorëzuar në KQZ, kandidatja Marsida Hyseni ka qenë e renditur në pozicionin e 12-të, është ndërruar me Shkëlqim Bullarin dhe ka kaluar në vendin e 13-të. Gjithashtu edhe Kristaq Skënderi nga pozicioni i 14-të ka kaluar në të 15-tin, në vendin e Endi Pepës.
Probleme ka pasur edhe PD-ja në listën e saj në 11 qarqe, por deri më tani nuk është raportuar që të ketë bërë asnjë reflektim.



