Sistemi bonus-malus pritet të rritë edhe më tej siguracionet e automjeteve. Eksperti Erald Hysa shpjegoi në studion e MCN Informacion se çfarë do të ndryshojë vitin e ardhshëm.
Do të ketë rritje nga janari 2026 për të gjitha ata që kanë pasur aksidente gjatë 2025. Kush ka pasur një aksident 25% dhe më shumë se një 50%.
500 mijë mjete do të kenë rritje, pra mjetet e vjetra. Do të kenë ulje mjetet e reja dhe ata që kanë kaluar periudhën 2-vjeçare pas marrjes së patentës.
Do të rishikohet edhe më tej sistemi bonus-malus, do të shohim cilat do të jenë risitë. Sipas meje duhet rishikuar mënyra e kthimit mbrapsht. Nuk është shumë e qartë sa vite duhet të jem unë shofer i mirë në mënyrë që të marr sërish uljen e siguracionit. Mendoj se rregullorja është bërë me nxitim. Kishte kaq vite që donin ta nxirrnin. Nuk arritën ta nxirrnin, pritën e ligjit dhe me daljen e tij u bë rregullorja. Shpejtësia solli lapsuse.
Hysa tha më tej se totali i dëmve të pakompensuara nga kompanitë e sigurimit shkon në 72 milionë euro, një shifër kjo që përbën vetëm 30% të të ardhurave nga siguracionet që paguajnë drejtuesit e mjeteve.
Ana pozitive është se do të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të kuptojë që kush bën dëme do të penalizohet. Por edhe pse të ardhurat janë rritur, dëmet vazhdojnë të jenë të larta. Kjo nuk është shenjë e mirë. Janë 72 milionë euro të pakompensuara. Është një vlerë që tregu duhet ta marrë përsipër të paktën pjesën e pagesës që është e paqartë. Përsa u përket çmimeve nga kompanitë, tregu është shumë sensitiv.



