11 maji/ Çupi: Ishte vendimi i partisë të kandidoja në Tiranë. Garë e vështirë se vij nga një qark tjetër (VIDEO)

11 maji/ Çupi: Ishte vendimi i partisë të kandidoja në Tiranë. Garë e vështirë se vij nga një qark tjetër (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe njëherazi kandidate në listën e hapur të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit tha në studion e MCN Live gara është e vështirë për faktin se ajo vjen nga një qark tjetër.

Çupi tha se ishte vendim i partisë për të kandiduar në Tiranë.

Kishim aleatë në listën e mbyllur. Ishim të detyruar të respektonin dhe aleatët. Janë aleatë tradicionalë një pjesë e tyre. PL është që nga 2017.

Është pjesë e listës së hapur Meta dhe çdo votë e çdo kandidati për deputet është furnim i mirë për listat e mbyllura dhe për maksimizuar deputetët nga listat e hapura.

Është garë e vështirë. Personalisht se vij nga një qark tjetër, nga Dibra ku kam qenë fituese. Ky ishte vendimi i partisë. U caktova rreth dy vite të punoja në Tiranë, dhe pastaj zgjidha të futem në primaret e Tiranës. Ne të gjithë po punojmë për të fituar PD de koalicioni. Lista ka kandidatura shumë dinjitoze dhe që uroj së pari të fitojë PD, opozita.

Më tej Çupi tha se në një vend me demokraci funksionale nuk do duhet të ketë asnjë lloj iluzioni që të fitojë PS-ja në Tiranë.

Në një vend me demokraci funksionale dhe me rregulla të qarta në proceset zgjedhore, nëse do përdorim shprehjen zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do duhet të ketë asnjë lloj iluzioni që të fitojë PS-ja në Tiranë. Kemi kryetarin e bashkisë në arrest. Kemi një bashki që nuk funksionon,. Me debate se kush merr karrigen e Veliajt për të firmosur. Kemi 5D.

Çupi përjashtoi çdo opsion për një bashkëqeverisje mes PD-së dhe PS-së.

Asnjë opsion nuk ka që opozita sot, PD të ketë bashkëqeverisje me PS-në.

Besojmë me të gjitha të dhënat tonë, me programin, komunikimin, kandidaturat që do fitojmë zgjedhjet e përgjithshme. Kemi prioritet krejt tjetër.

Besojmë dhe luftojmë që të fitojmë zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy