
Një tjetër gjyqtar nuk kalon vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.
Ai ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.
Trupa gjykuese e KPK deklaroi gjatë seancës dëgjimore me Lubonjën se ai nuk ka justifikon dot ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.
Ndërsa në lidhje me figurën si gjyqtar, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka gjetur atë të përshtatshëm për të vijuar detyrën.



