Për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që kopshtet dhe çerdhet të jenë të hapura gjatë muajit gusht për të pritur fëmijët.
“Kopshtet tona janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Ky është viti i dytë që e respektojmë si rregull. Jo të gjithë kanë mundësi të bëjnë pushime në gusht, madje disa prej prindërve u duhet të punojnë, kjo është arsyeja pse do i mbajmë kopshtet hapur”, u shpreh sot kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ndërkohë, për të vegjlit që shkojnë për herë të parë në kopësht ose çerdhe, regjistrimet do të happen më datën 1 shtator.



