"Xhisiela", opozita padit Ramën: Kanosi ish-oficerin Emiliano Nuhun. Kryeministri: Gati të hetohem (VIDEO)

"Xhisiela", opozita padit Ramën: Kanosi ish-oficerin Emiliano Nuhun. Kryeministri: Gati të hetohem (VIDEO)

Opozita ka paditur kryeministrin Edi Rama për kërcënim të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Kallëzimi mban datën 3 tetor 2018 dhe grupet parlamentare të PD dhe LSI përfaqësohen nga kryetarët respektivë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Opozita e akuzon Ramën për veprat penale "Kanosje për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "kanosje për të mos kallëzuar".

Akuzat i referohen rastit të Xhisiela Malokut dhe rrëfimit të tij nga ish-oficerit Emiliano Nuhu.

PD e akuzon Ramën se me deklaratën e tij të parë pas denoncimit të Nuhut, ka ndikuar në punën e organeve ligjzbatuese.

“Kryeministri i drejtohet me fjalë kërcënuese nënkomisarit Emiljano Nuhu. Ai ndërhyn në punën e organeve ligjzbatuese duke paracaktuar rezultatin e hetimit penal. Tenton të pengojë zbulimin e të vërtetës”, shkruhet në padi.

Pas depozitimit të padisë, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, tha se padia reflekton shqetësimin e qytetarëve për lidhjet e qeverisë me krimin.

“PD dhe LSI në emër të qytetarëve shqiptarë ndërmorën veprimin e kallëzimit penal ndaj kryeministrit, në mënyrë që të bëhemi zëdhënë të qytetarëve për shqetësimin e lidhjeve të krimit me qeverinë “Rama”. Vendi sot nuk ka nevojë për paketa që synojnë t’i mbyllin gojën atyre që duan të dënoncojnë mafian dhe lidhjet e krimit të organizuar me qeverisjen. Vendi ka nevojë për paketën antimafia, që opozita ka propozuar për të luftuar krimin”, tha Spaho.  

Ndërkohë, kreu i qeverisë reagoi menjëherë pas depozitimit të padisë ndaj tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se është gati të hetohet për rastin që ai e quan “Babale 2”.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy