Regbia/ Drangu: Synojmë shtrirjen e sportit në shkolla dhe hapjen e ekipeve në tri qytete (VIDEO)

Regbia/ Drangu: Synojmë shtrirjen e sportit në shkolla dhe hapjen e ekipeve në tri qytete (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Regbisë, Xhino Drangu, duke folur në “Mcn Informacion” tha që qëllimi i tij është hapja e këtij sporti në shkolla. Ai theksoi se ka interes për regbinë sidomos nga të rinjtë dhe për vitin e ardhshëm ka plane për hapjen e ekipeve në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

“Ndeshja kundër Greqisë 57-0 në favorin tonë e ka rritur goxha shikueshmërinë, nëpër rrjete sociale, lajme. Regbia ka që nga viti 2012 edhe pse s’ka qenë popullore në Shqipëri. Ka djem shqiptarë që kanë lindur jashtë që e ushtrojnë këtë sport në nivelin më të lartë. Në 2026 kemi plane për të hapur ekipe në Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Ekipi i U18 i Tiranës dhe kombëtares ka më shumë vajza se sa djem. Moshat 11-12 vjeçare kanë dëshirë për t’u aktivizuar në këtë sport. Shumë e ngatërrojnë me futbollin amerikan. Në internet të rinjtë shohin informacione. Qëllimi ynë është që sporti i regbisë të hapet në shkolla, institucione të ndryshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy