Hera e tretë e Richard Gere: Jam burri më i lumtur në univers

Hera e tretë e Richard Gere: Jam burri më i lumtur në univers

Richard Gere thotë se është njeriu më i lumtur pas martesës së tretë. Ylli i “American gigolo” është martuar me 35-vjeçaren Alejandra Silva, ceremoni e zhvilluar në prill në një fermë në periferi të Nju Jorkut.

“Jam burri më i lumtur në univers”, i ka thënë aktori 68-vjeçar revistës “Hello!”.

“Si të mos jem? Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, që ndihmon njerëzit, është e durueshme, di të falë dhe është kuzhiniere e shkëlqyer”, ka shtuar ai.

Gere dhe Silva janë takuar ndërsa aktori po kalonte disa ditë në Positano, Itali, në një hotel në pronësi të familjes së saj.

Ajo drejton një fondacion bamirësie për të pastrehët në Spanjë.

Aktori i “Pretty Woman” ka qenë i martuar me modelen Cindy Crawford nga viti 1991-1995 dhe më pas me aktoren Carey Lowell në 2002-2016. Nga martesa e dytë, Gere ka një djalë 18-vjeçar. Edhe bashkëshortja e tij e re ka një djalë 5 vjeç nga një martesë e mëparshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy