Vietnam, supa “Pho” njihet si trashëgimi kulturore kombëtare

Vietnam, supa “Pho” njihet si trashëgimi kulturore kombëtare

Pjata e famshme vietnameze “Pho”, në versionin e kryeqytetit Hanoi dhe qytetit verior të Nam Dinh, është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale kombëtare nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të Vietnamit, duke plotësuar kriteret e përfaqësimit të komunitetit dhe identitetit lokal.

Nuk ka asnjë version të vetëm në lidhje me origjinën e saj, duke filluar nga ata që e gjurmojnë në një pjatë franceze deri tek ata që besojnë se ka origjinë kineze, por gjithsesi është bërë krenaria e Vietnamit në panoramën e kuzhinës botërore.

“Pho” është një supë me Noodle, e servirur me mish viçi ose pule dhe perime në një tas të nxehtë me lëng mishi, së cilës mund t’i shtohet lëng limoni sipas dëshirës.

Duket se është bërë popullore për herë të parë në Hanoi dhe Nam Dinh, dy qytete të mëdha në veri të vendit, gjatë periudhës koloniale franceze, e shitur në rrugë nga shitësit ambulantë që përdornin përbërësit që kishin në dispozicion, duke e bërë të aksesueshme edhe për më të varfrit, raporton Vietnam Plus.

Hanoi aktualisht ka rreth 700 restorante “Pho” në 30 zona, kryesisht në Hoan Kiem, Ba Dinh, Cau Giay, Dong Da, Thanh Xuan, Hai Ba Trung dhe Long Bien.

Ndërkohë, Nam Dinh aktualisht ka rreth 300 restorante të kësaj pjate, me fshatrat Van Cu, Giao Cu dhe Tay Lac në komunën Dong Son, rrethi Nam Truc, i konsideruar si atdheu i “Pho” të stilit Nam Dinh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy