Rezart Lahi, sipërmarrës dhe ekspert kriptovalutash tha në studion e MCN Economy se kriptovalutat nuk janë zgjedhje e parë e njerëzve për të investuar paratë në kohë luftërash dhe krizash duke qenë se janë akoma një element i ndryshueshëm që mbështeten më shumë tek teknologjia.
Në situata luftërash rritet pasiguria dhe shumë prej investitorëve shohin jo vetëm që të maksimizojnë fitimin, por ta ruajnë atë fitim që kanë. Rendi i parë i parë është drejt aseteve të sigurta si nafta dhe ari. Kriptovalutat, janë akoma element i ndryshueshëm se mbështeten më shumë tek teknologjia sesa mbi sigurinë e investimit. Është element i luhatshëm dhe kjo varet dhe nga kohëzgjatja e luftës. Nëse do jetë diçka që do mbarojë shpejt do të ketë interesin momental, nëse do jetë diçka që do të zgjasë do të kemi interesa të tjerë.



