Martin Schulz ka hequr dorë nga posti i ministrit të Jashtëm në qeverinë Merkel

Martin Schulz ka hequr dorë nga posti i ministrit të Jashtëm në qeverinë Merkel

Lideri i Social-Demokratëve Martin Schulz ka hequr dorë nga plani për të shërbyer si ministër i Jashtëm në koalicionin e ri qeverisës. Me shpresën se do të sigurojë mbështetje nga rradhët e partisë për marrëveshjen e arritur me konservatorët e Angela Merkel për qeverinë e re gjermane, Schulz deklaroi se ai nuk dëshironte debate lidhur me rolin e tij.

Kreu i Social-Demokratëve u përball me kritika të forta pasi ai lajmëroi se do të hiqte dorë nga detyra brenda partisë për të marrë nën drejtim Ministrinë e Jashtme, ndërkohë që në fushatën zgjedhore premtonte se nuk do të shërbente në një qeveri të udhëhequr nga zonja Merkel.

Ai deklaroi se heq dorë nga pjesëmarrja në kabinetin e ri qeveritar dhe njëkohësisht shpreson, që me këtë të marrin fund përplasjet brenda SPD-së. 

Kancelarja Merkel siguroi një marrëveshje për koalicion me partinë e qendrës së majtë të Schulz, 4 muaj pas zgjedhjeve federale të mbajtura në Gjermani. Social-Demokratët do të sigurojnë 6 ministri nga kjo marrëveshje, përfshi këtu financat dhe punët e jashtme. 

Por shumë anëtarë nga rradhët e partisë së udhëhequr nga Schulz i tremben rihyrjes në koalicion me zonjën Merkel, për shkak se kjo lëvizje mund të dëmtojë partinë në afatgjatë. Në fund, janë 460.000 anëtarët e Social-Demokratëve të cilët do të vendosin nëse marrëveshja do të aprovohet ose jo, rezultat që pritet të shpallet më 2 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy