Gramsh/ Tre shtetas rusë sulmojnë me lëndë djegëse rojet e uzinës ushtarake

Gramsh/ Tre shtetas rusë sulmojnë me lëndë djegëse rojet e uzinës ushtarake

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në uzinën ushtarake të Gramshit. Tre shtetas rusë kanë hyrë në mjediset e uzinës dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët roje.Tre rusët janë pikasur nga 2 ushtarë, të cilët fillmisht janë përplasur fizikisht me ta.

Shtetasit rusë kanë lëshuar një lëndë me spraj në drejtim të ushtarëve shqiptarë. Këta të fundit janë dërguar në spital, ndërsa tre agresorët janë kapur nga policia.

Gramsh/Informacion paraprak

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.  

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar  edhe nga dy shtetas të tjerë  dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë  kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.
 
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj

Për këtë ngjarja janë angazhuar  Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura.

Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy