Kjo e dielë prej orëve të para të mëngjesit ka sjellë trafik të rënduar në disa akse kryesore të vendit, kjo për shkak të lëvizjes së qytetarëve drejt bregdetit. Situata ka ndikuar edhe në lëvizjen autoambulancave.
Radhët e gjata u krijuan që prej orës 9 të paradites, ku aksi nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë ka regjistruar një trafik të rënduar
Të njëjtën panoramë ka patur edhe në bregdetin e Shengjinit dhe Tales në Lezhë.
Situata me problematike, është paraqitur përgjatë superstradës Milot-Lezhë, ku nga fluksi i lartë i automjeteve në disa raste ka krijuar dhe bllokim total të qarkullimit.
Ndërkohë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes së qarkullimit të automjeteve, në pika të ndryshme janë vendosur efektivë të policisë rrugore.



