Në makinë në gjendje të dehur, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë në Zelandën e Re

Në makinë në gjendje të dehur, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë në Zelandën e Re

Ministrja e Drejtësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëheqjen, pasi u kap në gjendje të dehur pas një aksidenti automobilistik. Kiri Allan, 39 vjeç, u akuzua për drejtim mjeti të pakujdesshëm dhe rezistencë ndaj arrestimit. Ajo është ministrja e katërt nga kabineti i kryeministrit Chris Hipkins që largohet që nga muaji mars, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në tetor. Si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin Wellington, nuk raportohet për viktima. Pas arrestimit të saj, ish-ministrja u ndalua në një komisariat për katër orë para se të lirohej. Ajo do të paraqitet në gjykatë në një datë të mëvonshme. Allan, për të cilën Hipkins tha se kishte vuajtur nga “shqetësimi ekstrem emocional”, do të mbetet anëtare e parlamentit. “Ajo e kuptoi se mbajtja e mandatit të saj ministror ishte e paqëndrueshme, veçanërisht për një ministër drejtësie që të akuzohej për vepër penale”, tha Kryeministri në një konferencë për shtyp. Allan konfirmoi ndarjen nga partneri i saj muajin e kaluar dhe po përballet gjithashtu me akuza për marrëdhënie të dobëta pune me stafin. Në një deklaratë të hënën, Allan tha se ajo ishte kthyer në parlament duke besuar se mund të kapërcente sfidat personale me punën e saj. “Veprimet e mia të djeshme tregojnë se nuk isha mirë”, tha ajo, duke shtuar se do të mendojë për të ardhmen e saj në politikë. Allan dikur shihej si e preferuara e Partisë Laburiste. Ajo madje u sugjerua të pasonte ish-kryeministren Jacinda Arden, e cila u largua nga posti i saj në fillim të këtij viti përpara se Hipkins të merrte detyrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy