
“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”.
Alarmi është ngritur nga Kira Yarmysh, zëdhënësja e disidentit rus, rival i Presidentit Vladimir Putin.
Në një letër drejtuar shërbimit federal të burgjeve, dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave "në çdo kohë".
Asnjë informacion zyrtar për shëndetin e tij nuk ka dalë nga burgu i Pokrovit ku ai po mbahet.
Por që nga 31 marsi, Navalny kishte filluar një grevë urie në protestë për kushtet e këqija të paraburgimit.



