Një regjisore e re shqiptare është vlerësuar së fundi me një nga çmimet më të rëndësishme në botën e filmit në Rumani.
Bëhet fjalë për Enxhi Ristën. Vetëm disa ditë më parë, ajo ka marrë çmimin “Gopo” për filmin e saj dokumentar me metrazh të shkurtër “El iubeste ochi mei” (Ai dashuron sytë e mi). Dokumentari rrëfen jetën e një familje rome midis varfërisë dhe burgosjes së kryefamiljarit.



