Mungesa e fuqisë punëtore/ Zekja: Sektori i manifakturës ka nevojë për 15-20 mijë punëtorë shtesë (VIDEO)

Mungesa e fuqisë punëtore/ Zekja: Sektori i manifakturës ka nevojë për 15-20 mijë punëtorë shtesë (VIDEO)

Teksa jemi në prag të nisjes së sezonit të turizmit, ky sektor dihet që ofron punë me sezone dhe thith krahun e ri të punës. Por nga ana tjetër kemi shifra në rritje të largimit të të rinjve nga vendi.

Florjan Zekja, përfaqësues i Unionit të Fasonistëve Shqiptarë, tha sot në edicionin e “MCN live”, se tregu fason po vazhdon të vuaj për fuqinë punëtore, dhe shpesh janë detyruar tu drejtohen vendeve si Bangladeshi e Filipine.

Sipas tij, sektori i manifakturës në vend ka nevojë për 15-20 mijë punëtorë shtesë.

Ky nuk është vetëm problem shqiptare, por edhe italian, gjerman, britanik, amerikan e kanadez. Ne duhet të jemi të përgatitur që ta zgjidhim këtë me strategji, por problemi është se duhet të ndiqet me politika afatgjate e jo sot-për nesër.

Punonjësit nga Bangladeshi nuk rezultuan efikas, tani po mundohemi të marrim vajza nga Filipine. Kërkesa është dyfishuar, biznesi i manifakturës në vend ka nevojë për 15-20 mijë punëtorë shtesë.

Por nuk varet nga ne, sepse janë punëtorë qe presin burokraci të dokumentacioneve për të ardhur në Shqipëri. Ata kanë kontrata të rregullta, kanë një auditim të jashtëzakonshëm nga ambasada Filipine në Itali, dhe nga organet shqiptare kanë  një monitorim.

Por ndodh që ata që vijnë zhduken, e provojnë Shqipërinë si një trampolinë drejt Evropës për të ikur pastaj. Në vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, janë kryesisht meshkuj, dhe bijmë në kontakt këtu me tipologjinë e strukturave tona, meqë në këtë sektor, ne kemi 90% femra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy