“Shkrirja” e Policisë Kufitare të Morinës, Rama: Përgëzime SHÇBA dhe SPAK, u godit çerdhja e korrupsionit

“Shkrirja” e Policisë Kufitare të Morinës, Rama: Përgëzime SHÇBA dhe SPAK, u godit çerdhja e korrupsionit

Kryeministri Edi Rama reagon pas operacionit të policisë, gjatë të cilit u vunë në pranga 32 punonjës së Policisë Kufitare të Morinës dhe dy qytetarë.

Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.

Të ndaluarit e operacionit të sotëm akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe më konkretisht se brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaratë për arrestimin e 32 policëve të Morinës/ Akuzat ndaj tyre

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy