Hong Kongu anulon pasaportat e 6 aktivistëve që ikën në Mbretërinë e Bashkuar

Hong Kongu anulon pasaportat e 6 aktivistëve që ikën në Mbretërinë e Bashkuar

Hong Kongu anuloi pasaportat e gjashtë aktivistëve pro-demokracisë të cilët ikën në Mbretërinë e Bashkuar, duke i quajtur “kriminelë të kërkuar të paligjshëm”, një hap më tej ndaj atij të vitit 2023, ku autoritetet lëshuan shpërblime prej afro 128 mijë dollarësh për secilin nga 13 aktivistët që u larguan jashtë vendit dhe u mbajtën përgjegjës për cenimin e sigurisë kombëtare.

Gjashtë personat e vendosur në shënjestër janë ish-deputeti Nathan Law, sindikalisti Mung Siu-tat dhe aktivistët Simon Cheng, Finn Lau, Fok Ka-chi dhe Choi Ming-da.

Ata akuzohen se vazhdojnë të angazhohen në aktivitete duke vendosur sigurinë kombëtare në rrezik.

Të dyshuarit akuzohen për krime të sigurisë kombëtare, përmbysjen e regjimit dhe bashkëpunimin e huaj, të gjitha krime të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Drupal Ad

Zyrtarët e Hong Kongut cituan ligjin e sigurisë kombëtare, të miratuar në mars nga legjislatura lokale (LegCo), si bazë ligjore për anulimin e pasaportave të aktivistëve.

Policia shtoi gjithashtu se kushdo që ofron fonde, merr prona me qira ose drejton një biznes me individët e përmendur, përballet me një dënim deri në shtatë vjet burg.

Masa vjen në përvjetorin e pestë të një përleshjeje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë që shënoi një përshkallëzim serioz në protestat masive pro-demokracisë në Hong Kong të vitit 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy