
Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare Emir Abrashi, flet për eskalim të situatës mbrëmjen e së dielës, kur në veri të Kosovës pati të shtëna ndaj një ekipi të KFOR.
Në një lidhje skype për MCN Live, ai deklaroi situata mund të përshkallëzohet më tej, për shkak të veprimeve të ngutshme.
Sipas tij, në dhjetë vitet e fundit Kosova nuk ka pasur më pak policë, gjykatës, prokurorë apo më pak përfaqësues komunalë dhe se situata nuk është e këndshme, por nënvizoi se duhet të shërbej si mësim për institucionet e Kosovës në mënyrë që për sjelljet në veri të vendit, duhet të koordinohen me instancat e sigurisë KFOR dhe EULEX.
Veprimet e nxituara të qeverisë së Kosovës kanë bërë që të mos ketë besim as mes palës kosovare, e cila sillet në një mënyrë të tillë që refuzon të komunikojë.
Plotësisht pajtohem se kjo çështje duhet zgjidhur përmes dialogut, por nga ana tjetër kemi një ngurrim të dialogut për t’i thirrur palët në diskutim.
Institucionet e Kosovës, duhet të ulen dhe të diskutojnë për heqjen e barrikadave. Nuk është e këndshme heqja e barrikadave, pasi duhet bërë nëpërmjet dialogimit me pjesën tjetër.
Ka një kosto për politikën e Kosovës, se policia e Kosovës ka kapacitete për heqjen e barrikadave, por kjo është bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, me KFOR dhe EULEX dhe rrjedhimisht kemi pasur një mbështetje qoftë dhe të heshtur me KFOR dhe EULEX.
Por aktualisht nuk ka pasur komunikim, dhe kjo ka ardhur prej arrogancës së numrave të qeverisë.
Një veprim i tillë ka kosto për Kosovën dhe unë mendoj se situata mund të kthehet siç ka qenë, por tashmë duhet të jetë shumë e vështirë dhe qeveria duhet të bëjë lëshime më të mëdha se sa mund të bënte në një situatë normale.
Institucionet e Kosovës i karakterizon një mungesë e theksuar transparence. Institucionet mes vete nuk koordinohen dhe po shkojmë në situata që mund të shmangeshin shumë kollaj.
Qeveria e Kosovës duhet të insistojë sa më shumë në dialog, edhe pse me ardhjen në pushtet Kryeministri Kurti ka deklaruar se dialogu është prioriteti i shtatë i tij.
Serbisë i leverdis ta shtyjë procesin e dialogut, se nuk është shtet i kontestuar, i ka hapur negociatat me BE, ndërsa Kosova nuk po arrin të integrohet në arenën ndërkombëtare.
Ndaj kam bërë thirrje që Kosova duhet të ketë një strategji nacionale për dialogun.
Se pavarësisht se kush është në pushtet apo në opozitë ne duhet ta kemi të qartë se kush janë vijat e kuqe të dialogut.



