U gjet e vdekur poshtë Urës së Dajlanit, viktima dyshohet të jetë abuzuar dhe vrarë/ 17 të shoqëruar

U gjet e vdekur poshtë Urës së Dajlanit, viktima dyshohet të jetë abuzuar dhe vrarë/ 17 të shoqëruar

Mësohen detaje të reja lidhur me vajzën e gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm, poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Gjatë këqyrjes së trupit të viktimës janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe dyshohet se është vrarë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është gjetur e zhveshur dhe dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht para se të vritej. Në lidhje me një informacion të dhënë paraditen e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, policia njoftoi pasditen e së mërkurës se nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja Luljeta Preza, 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy