Arrin në 50 numri i punonjësve shëndetësorë  të shëruar/ Manastirliu: 3 infermierë fitojnë betejën

Arrin në 50 numri i punonjësve shëndetësorë  të shëruar/ Manastirliu: 3 infermierë fitojnë betejën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përcjellë lajmin e mirë të shërimit të shtatë pacientëve me koronavirus, ndër ta edhe 3 infermierë në Shkodër dhe Kukës.

Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësisht të shëruar nga COVID-19. Në total deri tani janë shëruar 50 punonjës të personelit shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

"Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit.

Janë 50 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 #FORCA" 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy