
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin e mëngjesit të kësaj të marte deklaroi se ushtria ruse po përgatitet të rifillojë ofensivën në zonën Vasylivka në Zaporizhzhia drejt Bakhmutit.
Më tej shtohet se trupat ruse po forcojnë dhe rigrupojnë njësitë e tyre në të gjithë zonën.
Ndërkohë vijon operacioni sulmues në zonën operative lindore, ku vazhdon “zjarri intensiv” përgjatë gjithë linjës dhe në thellësi të mbrojtjes ukrainase në Donetsk, Slobozhansky dhe Pivdennobuzhsky.



