Eksperti i Ekonomisë Rezart Prifti foli në “MCN Economy” mbi tregtinë Online në Shqipëri, ku e konsideroi këtë proces në fazat e para. Ai e krahasoi situatën e tanishme me atë të vitit 1994 me doganat, duke u shprehur se duhen formalizuar sistemet që të shkojmë te tregtia online me standarde.
Tregti Online si definicion do të thotë që marrja e vlerës bëhet e gjitha në mënyrë virtuale. Në Shqipëri nuk ndodh plotësisht. Jemi në fazat e para, ku ka qenë Evropa dhe Amerika në vitet 94-95. Jemi në stadin që produkti në foto nuk është si produkti që të vjen në shtëpi, të pjesa delivery dhe pagesa, ku pjesa më e madhe bëhet me Cash. Kjo s’është e-commerce. Mediat sociale janë kanale marketingu, jo shitje. Tregtia Online ka nisur që në vitin 2012. U vendos që produktet që vijnë nga jashtë të tatohen me 20 për qind. Çfarë bëri kjo? E bukosi sistemin. Frenoi konkurrencën. Në momentin që një bluzë nga Anglia të vjen më e mirë, më e lirë nga ajo se është te qendra tregtare, kjo është çudia... E-commerce është e orientuar te gjërat cheap, gjërave që vijnë nga Turqia. Nga kozmetika që nuk e di çfarë kremi blen, te rrobat. Aspekti tjetër ka të bëjë me edukimin e konsumatorit. Kur dëgjoj: ‘çfarë ligji do bëjmë për këtë’, më kap paniku. Shteti duhet të funksionojë si rregullator”.
Prifti theksoi nevojën për liberalizim të tregut, dhe mungesën e sistemeve, atij financiar, fiskalizimit dhe edukimit të konsumatorit.
Konsumatorin tonë nuk ka ligj ta mbrojë për momentin. Kur diçka është shumë e lirë për të qenë e vërtetë, diçka nuk shkon. Shqipëria ka problem me pjesën e sistemi, nuk kemi sisteme të besueshme. Mungojnë sistemet e kontrollit, në pjesën e virtualizimit. Është menduar fillimisht që avantazhi i tregtisë online është që s’ka më shumë kosto. S’është fiks ashtu. Tregtia online ka nevojë për investim në teknologji, platforma, brandim. Studimi i fundit tregon që kostot janë aty aty. Çështja ka të bëjë me modelin e biznesit. Pjesa më e madhe në Shqipëri janë faqe instagrami. Di vajza që i sjellin çanta me maune kontrabandë. Për mendimin tim tregtia online s’ka standarde.
Ne jemi akoma në fazat si në 94-ën me doganat. Duhet të formalizohen disa sisteme që të shkojmë atje. Fiskalizimi të bëhet me qëllim strukturimin e ekonomisë. E dyta edukimi i konsumatorit, që fillon që në shkollë. Është e jashtligjshme që malli të mos kthehet. Ka një ligj që e detyron blerësin ta marrë mbrapsht produktin brenda 14 ditësh. Ai që e shkruan atë Online, një hall e ka, ti po je debil blije. Pjesa tjetër ka të bëjë me liberalizimin e tregut. Nuk ke treg të lirë. Nëse dua të importoj kompjuter s’e bëj dot. Duhet liberalizohet tregu në të gjitha format dhe pjesa e sistemeve, sistemi financiar, fiskalizimi dhe edukimi”.
Ai theksoi se më i rëndësishëm se faturimi i produktit është ndërgjegjësimi i shitësit për mallin që shet, që të krijohet marrëdhënie besimi me klientin.



