
Shitja prej 140 milionë dollarësh është shitja e fundit nga një grup i madh për një fond investimesh muzikore dhe një nga blerjet më të mëdha për Merck Mercuriadis deri më tani. Red Hot Chili Peppers po i shesin të drejtat e tyre muzikore Fondit të Këngëve Hipgnosis të Merck Mercuriadis për rreth 140 milion dollarë, thotë një burim i brendshëm për Rolling Stone. Marrëveshja u raportua për herë të parë nga Billboard të hënën në mbrëmje dhe u konfirmua nga Rolling Stone.
Chili Peppers kanë një nga katalogjet më të shitura në muzikë me hite përfshirë "Californication", "Other Side", "Under the Bridge" dhe "Scar Tissue". Pjesa më e madhe e katalogut muzikor u shkrua nga basisti Flea, këngëtari Anthony Kiedis, kitaristi John Frusciante dhe bateristi Chad Smith. Mercuriadis bleu nga banda kolektivisht, thotë burimi.
Një përfaqësues nga firma Hipgnosis refuzoi të komentonte, kurse avokati i Chilli Peppers nuk iu përgjigj menjëherë kërkeses për të komentuar në lidhje me shitjen. Që prej vitit 2018, Mercuriadis dhe Hipgnosis kanë filluar blerje të panumërta, duke mbledhur të drejtat e botimit për këngët hit të disa prej kompozitorëve, producentëve dhe artistëve më të njohur të industrisë muzikore, duke përfshirë këtu Richie Sambora, Neil Young, Lindsey Buckingham dhe Jimmy Iovine.
Artistët marrin kështu një pagesë të menjëhershme dhe nuk presin me pasiguri shitjet e këngëve të tyre gjatë viteve të ardhshme, ndërsa blerësit marrin përsipër rrezikun duke shpresuar të rrisin fitimet duke marrë pjesë në televizion, video-lojëra dhe mundësi reklamimi. / Rolling Stone / Përktheu: Ina Merlika /



