Një i mitur është bërë viktimë e një aksidenti të ndodhur sot në mesditë në Marikaj. Një automjet tip “Ford” ka goditur të mitturin me inicialet O.K., ndërsa më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Policia ka shoqruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen hetime në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.06.2017, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj, automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.



