Duro: E rëndë ajo që thotë Kolela! Nuk ia ka idenë për një derbi historik, e dimë ne

Duro: E rëndë ajo që thotë Kolela! Nuk ia ka idenë për një derbi historik, e dimë ne

Trajneri Shpëtim Duro, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për derbin Partizani-Tirana, që u mbyll me fitoren 0-2 të bardhebluve, deklaroi se është e rëndë ajo që trajneri i të kuqve, Kolela tha pas ndeshjes, që lojtarët nuk zbatuan detyrat e tij.

Duro deklaroi se trajneri tha se ka luajtur derbi në kategorinë e tretë apo të katërt, por nuk ia ka idenë një derbi historik si Partizani-Tirana, që përjetohet shumë nga tifozët.

Kolela thotë që nuk funksionoi asgjë, lojtarët nuk zbatuan detyrat e tij. Kjo është më e rëndë, ku një trajner thotë që nuk iu përgjigj skuadra. Si ndeshje, kam mendim, që do mbahet mend gjatë kjo fitore e Tiranës, për shkak se janë raste të rralla që me 10 lojtarë të shënosh dhe të fitosh kështu.

Është shumë e rëndë. Kisha besim më shumë te Tirana. Avantazhi i Tiranës, është trajneri, e di si është derbi. Kolela nuk e paska për herë të parë derbin, sepse ka pasur më parë, në kategori të tretë ose të katërt. Ai nuk e ka idenë për një derbi historik. E dimë ne që e kemi përjetuar. Derbi ndikon shumë te tifozët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy