Shkullaku analizon zgjedhjet politike të 25 prillit

Shkullaku analizon zgjedhjet politike të 25 prillit

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Armand Shkullaku analizoi  zgjedhjet e 25 prillit.

Për mua ishin masakër zgjedhore pa futur fare qëndrimin tim por vetëm duke parë raportin e arbitrit të këtyre zgjedhjeve, raportin e ODIHR-it, në ato zgjedhje bëhet fjalë për pjesëmarrje të kryeministrit, ministrave, për shuma të mëdha parash të harxhuara. Kemi zgjedhje ku hynë me një kod zgjedhor të ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me Komisionin e Venecias për t’i dhënë kohë forcave politike dhe Rama nuk pyeti as për këto. Ato u bënë me shenjën e përdorimit të shtetit dhe bandave kriminale, kujtomë si iu bë presion atyre me OFL, dhe në fund të mbylljes së këtij operacioni kemi vetëm një makinë të sekuestruar. Këto zgjedhje patën dhe një skandal tjetër që mendoj se duhet të hetohet, që është përdorimi i të dhënave të qytetarëve shqiptarë për t’u bërë presion direkt votuesve në favor të kësaj partie. Ka dhe shembuj të tjerë, por këto mjaftojnë për të kuptuar se kjo nuk ka qenë një garë e barabartë, nuk kanë qenë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe mbetet për të parë që një parti merr 3 mandate rresht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy