FOTO/ ‘Të ndjehesh optimiste pavarësisht sëmundjes

FOTO/ ‘Të ndjehesh optimiste pavarësisht sëmundjes

Celia Martinez nga Granada, Spanjë, ka publikuar imazhet e saj në rrjetet sociale permes të cilave ajo zbulon shenjat e veçanta që ka në trupin e saj.

26 vjeçarja u diagnostikua me psoriasis, sëmundje e cila mbulon të gjithë trupin me shenja, kjo sëmundje zakonisht shfaqet për shkak të infeksioneve të ndryshme.

Celia  rrëfen se sa të vështirë e kishte fillimisht të mbante çdo pjesë të trupit të saj të mbuluar.

Megjithatë, pasi ka mësuar mbi sëmundjen nga e cila është prekur para 6 vitesh, ajo ka mësuar të përqafojë pamjen e saj dhe tani, shpreson të inkurajojë të sëmurët e tjerë ta duan edhe lëkurën e tyre, pavarësisht problemit shëndetësor.

Ajo  ka thënë " Kjo sëmundje nuk më përcaktonte se si unë jetoj jetën time.”

"Për  këtë arsye kam vendosur të ndaj fotot e trupit tim në Instagram për të motivuar të gjithë ata njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje , të gjithë duhet të ndihemi të fortë për ta përballuar.”

"Unë mendoj se virtyti im më i madh është optimizmi im dhe që çdo ditë zgjohem me buzëqeshje" shton më tej 26 vjeçare.

Celia ka mbi 10,000 ndjekës në Instagram, dhe thuajse çdo ditë publikon imazhe të pamjes së saj në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy