Ka nisur në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin për të pandehurit e dosjes “AKSHI”.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se shqyrtimi do të bëhet nga gjyqtari Florjan Kalaja, ku drejtoresha e pezulluar e AKSHI-t Mirilinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi kërkojnë heqjen e masës “arrest shtëpie”.
Ndërkohë në seancë të dy të akuzuarat përfaqësohen nga avokatët e tyre, ndërsa Delibashi ka paraqitur një raport mjekësor.
I vetmi që është paraqitur në gjykatë është numri dy i policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra.
Nga ana e tyre prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kërkojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, përkundër pretendimeve të të pandehurve nën argumentin se nuk rrezikojnë të prishin provat.
Sakaq dy biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ndaj tyre nuk janë ekzekutuar masat e sigurisë.
Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formës e grupit të strukturuar kriminal duke abuzuar me tenderat e AKSH-it.



