Gjermania do të gjobisë "Facebook" me 500 mijë euro, për çdo lajm të rrem

Gjermania do të gjobisë "Facebook" me 500 mijë euro, për çdo lajm të rrem

Pas zgjedhjeve të fundit në SHBA, lajmet e rreme në rrjetin social “Facebook” janë kthyer në shqetësim për shumë shtete të botës.

E para që po planifikon që të ndërmarrë veprime për këtë situatë është Gjermania. Ligjvënësit mendojnë të ngrenë një zyrë të “Facebook” në këtë shtet, që do të merret me lajmet e rreme dhe lajmet që përdorin gjuhë urrejtje.

Sipas “Deutsche Welle”, nëse zyra lokale e “Facebook” nuk do të ketë fshirë këto lloje lajmesh brenda 24 orësh, rrjeti social do të gjobitet nga Gjermania për 500 mijë Euro për çdo artikull.

Ky shqetësim ka nisur që pas zgjedhjeve amerikane kur fitoi Donald Trump. Kreu i Facebook, Zuckerberg reagoi pas fitores së republikanit duke thënë se lajmet e rreme janë problem, por kjo është vetëm 1% e të gjithë artikujve që publikohen në këtë rrjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy