
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, ku një orë parashikohet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.
Fjalët përshëndetëse në kujtim të kësaj ditë do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në orën 11:00 pritet që Kuvendi të miratojë procesverbalin e seancës plenare të datës 16.01.2023.
Çështje të tjera:
-Projektligj “Për disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”
-Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)
-Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, të Këshillit te Guvernatorëve te Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC)”
-Projektvendim “Për miratimin e plani vjetor 2023 për zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026”.
-Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë se shpenzimeve te udhëtimeve me avion jashtë shtetit te Kryeministrit ne detyre , nga data 10.9.2013 deri me date 31.1 0.2022.
-Projektvendim “Për një ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë se komisioneve te përhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
- Diskutime për çështje jashtë rendit te ditës (60′).



