Samsung prezanton smartfonin që paloset

Samsung prezanton smartfonin që paloset

Samsung ka zbuluar smartfonin e parë që paloset. Gjatë një konference në San Francisko, kompania koreane prezantoi në skenë një pajisje prototip, me ekran që paloset.

Infinity Flex Display është baza e një smartfoni të vogël - 4.6 inç - i cili kur hapet arrin madhësinë e një tableti. Ekrani prej 7,3 inç është projektuar për shumë punë dhe bën të mundur përdorimin e 3 aplikacioneve në të njëjtën kohë.

Ky model i ri do të hyjë në prodhim brenda disa muajsh. Megjithatë, nuk ka asnjë datë kur smartfoni i palosshëm do të arrijë në raftet e dyqaneve. Pajisja megjithatë nuk do të jetë e para e këtij lloji në treg. Ditët e fundit, kompania e vogël kaliforniane “Royole” prezantoi FlexPai, një smartfone me ekran fleksibël, i cili hapet dhe bëhet tablet dhe do të mbërrijë te konsumatorët brenda fundit të vitit.

Gjatë conferences, Samsung njoftoi të reja edhe në lidhje me asistentin zanor Bixby, i cili hapet në muajt e ardhshëm do të flasë pesë gjuhë: italisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht dhe anglishte britanike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy