Good Coutnry Index ka shpallur vendin më të mirë në botë.
Përzgjedhja në një listë prej 162 vendesh ka nxjerrë një vend të Europës si vendin më të mirë kur është fjala për shërbimin ndaj qytetarëve të vet dhe shmangien e dëmeve ndaj popujve të tjerë dhe mjedisit.
Bazuar në një listë prej 35 treguesish nga OKB-ja dhe Banka Botërore, Suedia është shpallur vendi më i mirë.
Ajo është vlerësuar për begatinë, barazinë, shëndetin, mirëqenien dhe kulturën. Ky raport ka arritur në përfundimin se pavarësisht se është një ekonomi e vogël, ajo e Suedisë ndikon pozitivisht dhe nuk dëmton asnjë prej ekonomive të tjera.



