Topulli: Ideja e Shtetit Bektashi ka lidhje me atë që po ndodh në Iran (VIDEO)

Topulli: Ideja e Shtetit Bektashi ka lidhje me atë që po ndodh në Iran (VIDEO)

Teologu Justinian Topulli thotë se ideja e Shtetit Bektashi për tu krijuar në Shqipëri, ka lidhje me atë që po ndodh me Iranin.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se ngjarjet në vazhdim do tregojnë se ideja e Shtetit Bektashi nuk do jetë kaq pa lidhje.

Perëndimi dhe Izraeli i interesuar, duan ta shpërbëjnë dhe të shembin regjimin e Ajatollahut, ta copëzojnë, ka kurdë, arabë, persë.

 Ata kanë gjuhën perse, por ka dhe një pakicë arabe, një pakicë sunite. Ka një pjesë e iranianëve që nuk e duan regjimin. Siç kemi muxhahedinët. 

Deduksioni që bëjmë ne është se Izraeli përdor gjithmonë grupime që janë pakicë në Lindjen e Mesme, si druzët që janë në Siri, Liban dhe Palestinë. 

Kam një lloj ngjashmërie me bektashinjtë, po nuk janë njëlloj. Nuk është çudi që duke bërë një shtet bektashi në Shqipëri ky lloj modeli më pas të jepet në Siri, të jepet një model i një shteti shiit. 

Që nëse doni një shtet fetar dhe teologjik, ja ku keni modelin dhe keni suportin tonë ekonomik. 

Besoj se ngjarjet në vazhdim do tregojnë se shteti bektashi nuk do jenë kaq pa lidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy