Abuzim me fëmijët pas meshave të së dielës, shpallet fajtor një nga figurat më të rëndësishme të Vatikanit (VIDEO)

Abuzim me fëmijët pas meshave të së dielës, shpallet fajtor një nga figurat më të rëndësishme të Vatikanit (VIDEO)

Dikur ndihmës i afërt i Papa Françeskut, ish-arkëtari i Vatikanit, Kardinali George Pell, është dënuar njëzëri nga një gjykatë në Australi për pesë akuza për abuzim seksual me fëmijë, një vendim që ka gjasa ta çojë atë në burg.

Juria e gjykatës në Melburn e dha këtë vendim në dhjetor, duke e shpallur Pell fajtor për të gjitha akuzat. Megjithatë, vendimi u mbajt pezull në atë fazë, në mënyrë që të mos ndikonte në një gjykim të mundshëm të dytë që pritej të fillonte në mars. Vendimi u bë public vetëm pasi prokuroria nuk e vijoi hetimin e rastit të dytë, për shkak të provave të pamjaftueshme.

Pell është figura më e lartë në Vatikan që shpallet fajtor për abuzimin seksual të të miturve. Rastet kanë të bëjnë me abuzimin seksual e një fëmije dhe 4 akte të pahijshme në prani të minorenëve nën 16 vjeç.

Akuzat ndaj tij u ngritën për herë të parë në vitin 2015, kur Pell ishte kreu i Sekretariatit Ekonomik të Vatikanit, një entitet që mbikëqyr të gjitha aktivitetet ekonomike të Selisë së Shenjtë. Ky post e vendoste atë të tretin në listën e figurave më të fuqishme të shtetit fetar.

Viktima e abuzimit, sot 35-vjeçar, i tha trupit gjykues se Pell kishte abuzuar seksualisht me të dhe një djalë tjetër në fund të vitit 1996 dhe në fillim të vitit 1997, kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Sipas tij kanë qenë dy raste të tilla, të cilat kanë ndodhur brenda kishës, pas meshës së të dielës.   

Gjykimi i këtij rasti u bazua vetëm në dëshminë e 35-vjeçarit, pasi shoku i tij vdiq nga një overdozë droge pak para se të fillonte procesi gjyqësor. Ai deklaroi se nuk e kishte raportuar abuzimin në kohën kur ka ndodhur, për shkak të frikës se mund të përjashtohej nga shkolla prestigjioze ku studionte.

Pell, i cili udhëtoi nga Vatikani drejt Australisë për të qenë pjesë e gjykimit, i quajti akuzat “gjepura”. Në atë kohë, Vatikani me anë të një deklarate tha se Papa Françesku e respektonte ndershëmrinë e kardinalit Pell dhe përkushtimin e tij ndaj reformave të kishës. Pell dyshohet se ka kryer shumë abuzime të kësaj natyre, por numri i tyre u reduktua gjatë hetimeve për shkak të mungesës së provave.

Vendimi për Pell u dha më 11 dhjetor. Një ditë më vonë, Papa Françesku e largoi atë nga Këshilli i Kardinalëve, një rreth i ngushtë i këshilltarëve të Papës. Vendimi ndaj Pell bëhet publik vetëm një ditë pas përfundimit të samitit mbi pedofilinë, që Papa Françesku mbajti në Vatikan me përfaqësues të kishave nga mbarë bota.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy