
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë. Një 14-vjeçar nga Kamenica ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai i tij, bëri të ditur policia e Kosovës.
Fëmija ka mbërritur në spital pa shenja jete. “Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes së ushtruar nga i dyshuari, prindi i viktimës G. B., shqiptar shtetas i Kosovës, i lindur më 1958, si pasojë e goditjeve me mjete të forta - besohet shkop druri - fëmija ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se shkaku i dhunës janë bërë një sasi parash të shpenzuara nga 14-vjeçari pa dijeninë e prindërve.



