Gjatë paradites së kësaj të diele ka pasur një fluks të madh në hyrje të turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve që kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë për të pushuar.
Policia bën me dije se deri më tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.



