
Nga Budapesti ku ka marrë pjesë në Samitin e udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së djathtë, kreu i Opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se në 5 vite nuk ka bërë asgjë për të përmbushur kriteret e caktuara nga Brukseli për anëtarësimin në BE.



