Vrasja e Nikulajt/ Bregu: Haxhia mund të fshihet pas gjakmarrjes, saktësia e provave vendimtare në ekstradim (VIDEO)

Vrasja e Nikulajt/ Bregu: Haxhia mund të fshihet pas gjakmarrjes, saktësia e provave vendimtare në ekstradim (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu foli në MCN Live mbi ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, si dhe hetimet mbi vrasjen e kenianes Joy Ayoko. Sipas Bregut saktësia e provave të dërguara nga Shqipëria do të jetë vendimtare në ekstradimin e mundshëm të personave nën akuzë. Ai thekson se më i favorizuari është i dyshuari si porositës, Edmond Haxhia, që mund të mbrohet duke u fshehur pas gjakmarrjes. Ai shton se nuk do të nxirret kurrë emri i porositësit nga bashkëpunëtorët, pasi rëndohet akuza në organizatë kriminale.

Bëhet fjalë për drejtësinë dhe gjykatën më të drejtë në botë, gjykatën britanike, që s’ndikohen nga asgjë. Nëse ne do të çojmë prova...Një javë kohë të jep Britania e Madhe. Data 5 maj që përkon me datën që ata do shkojnë në proces gjyqësor, mbi ekstradimin ose mos ekstradimin e tyre, është vendimtare nëse do të sillen në Shqipëri dhe nëse provat e dërguara nga Shqipëria a janë të sakta siç i parashikon shteti britanik. Kemi të bëjmë me sistemin më të mirë dhe më të pagabueshëm në botë. Nëse do çojmë provat ekzakte për të gjithë personat, mendoj që ata do t’i ekstradojnë. Më i favorizuari do jetë Edmond Haxhia, për një arsye, sepse do të mbrohet me avokatin e tij, duke u fshehur pas gjakmarrjes. Për mendimin tim ai do të gjykohet në mungesë në Shqipëri dhe dënimin bëjë dënimin në Britaninë e Madhe”.

Bregu thotë se i bën çudi që katër nga të dyshuarit si bashkëpunëtorë qëndruan në apartament. Po ashtu ai shprehet i habitur që u ofrua një garanci e vogël pasurore, vetëm 1 mijë paund.

Fakti që të gjithë ndenjën në apartament më bëri çudi. Kush nuk ndenji në apartament? Anglezi që ishte në rolin e vëzhguesit dhe portugezi që kreu eliminimin fizik. Nuk kemi të saktë se çfarë ka policia si provë shkencore. Portugezi është i vetmi që ka një ADN, ka prova biologjike. Është një njeri që e ka ditur se çfarë po bën. Është një njeri shëtitës dhe s’është kjo vrasja e parë. Duket pak e çuditshme në mënyrën si kanë vepruar. U çudita për një lajm të Daily Mail para disa ditësh që e ngre historinë e konfliktit dhe e çon për një çështje 80 mijë paund. Daily Mail prodhon kur vjen puna për shqiptarët fake news. Që të vish për një shifër të vogël të vrasësh i bie vetëm borxhi. Nuk më rri historia që se si këta nuk lëvizën asnjëri nga shtëpia e tyre dhe pritën policinë të katërt. Personi për të cilin kemi më shumë prova, ai s’është arrestuar. Kanë kapur 4 persona për të cilët provat janë vetëm filmike. Fakti që janë kaq të bindur dhe nuk fshihen, dhe garancia pasurore që ofrojnë është kaq e vogël, vetëm 1 mijë paund...Në Shqipëri edhe i lënë nga 50 mijë, në 100 mijë euro!

S’ka për të shkuar kurrë të porositësi, është me aludim. Kush do ta nxjerrë emrin e porositësit?! Do rëndonin pozitën e tyre juridike, do çonin në nenin që të çon në një organizatë kriminale, ku parashikohet burgim i përjetshëm”.

Sa i takon vrasjes së kenianes Joy Ayoko Bregu thotë se dosja u dëmtua që në fillim dhe tashmë është e vështirë të zbardhet, pasi ka vetëm dy prova rrethanore.

E dëmtuan dosjen që në fillim. Në këto momente prokurori edhe sikur të dojë...Në dosje janë vetëm dy prova rrethanore. Për mua sot prokurori po luan kartat e fundit për ta zbardhur këtë çështje. Nuk mban ndonjë përgjegjësi të madhe publike edhe po se zgjidhi këtë dosje, përveçse mediatike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy